Petkov dorëzon dorëheqjen/ Do të tentojë të formojë kabinetin e ri

Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor.

Mocioni kundër qeverisë së Petkov u votua nga 123 deputetë, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Mocioni u iniciua nga partia më e madhe opozitare Gerb, për shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë.

Tashmë presidenti rumen Radev do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për të dorëzuar mandatin për formimin e një qeverie të re brenda parlamentit aktual.

Kiril Petkov ka deklaruar se ai do të tentojë sërish formimin e kabinetit të ri.

 

Leave a Reply