Rusia ‘dështon’ të paguajë borxhin e huaj

Shkak janë bërë sanksionet ekonomike të vendosura nga Perëndimi

Për herë të parë në më shumë se një shekull, Rusia ka dështuar të paguajë borxhin e saj në valutë të huaj, si pasojë e sanksioneve që e kanë bërë të pamundur kryerjen e pagesave.

Moska kaloi afatin e së dielës për të paguar shumën prej 100 milionë Dollarësh. Autoritetet ruse bëjnë me dije se paratë iu dërguan Euroclear, një bankë e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët.

Por kjo pagesë ka mbetur aty dhe kreditorët nuk e kanë marrë atë. Banka sqaron se po i përmbahet të gjitha sanksioneve, të vendosura pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Me miliarda Dollarë në javë që derdhen ende në arkën e shtetit nga eksportet e energjisë, pavarësisht konfliktit të ashpër në Ukrainën lindore, ministri rus i Financave Anton Siluanov ka theksuar se vendi i ka mjetet për të paguar.

Por pavarësisht se Moskës nuk i mungojnë paratë për të shlyer detyrimet, duket se shkëputja nga sistemi financiar global po jep efektet e saj negative.

Leave a Reply