Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar gjatë një marshimi proteste në qytetin lindor të Lahore dhe si pasojë ka ngelur i plagosur.
Anëtarët e partisë së tij PTI thanë se katër persona të tjerë u plagosën, por askush nuk ka humbur jetën.
Nuk ishte e qartë nëse ai ishte goditur apo jo në këmbë, por një ndihmës i tij ka thënë se nuk është në rrezik për jetën.
Khan, 70 vjeç, po drejtonte marshimin në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Një ndihmës i lartë i tha agjencisë së lajmeve AFP: Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë.