Plagoset me thikë një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar me iniciale K.D është goditur me thikë ditën e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Sipas policisë konflikti ndodhi për motive të dobëta dhe autor i dyshuar i plagosjes është një 25-vjeçar me iniciale A.R, i cili u arrestuar pak kohë pas ngjarjes.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply