Plas “Chinagate” në PE, policia bastsis zyrat e deputetit të ekstremit të djathtë: Dyshohet si spiun i Kinës

Forcat e rendit të martën në mëngjes kryen kontrolle në zyrat e eurodeputetit të ekstremit të djathtë, Maximilian Krah, ndihmësi i të cilit është arrestuar për spiunim të dyshuar në shërbim të Kinës.

Parlamenti Evropian ka dhënë pëlqimin e tij për të kryer kontrolle në ambiente”, tha në një deklaratë të shkurtër zyra e Prokurorisë Federale të Gjermanisë, duke konfirmuar bastisjen.

Kontrolli po kryhet “në bazë të urdhrave të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës Federale të Drejtësisë”, shtohet në deklaratë.

Operacioni përfshiu zyrat e Krah dhe asistentit të tij të akredituar, Jian Guo, i cili muajin e kaluar u arrestua nga autoritetet gjermane pasi u akuzua se shërbente si “punonjës i shërbimit sekret kinez” si dhe “përçonte në mënyrë të përsëritur informacione rreth negociatave dhe vendimet në Parlamentin Evropian”.

Akuzat u quajtën si “Chinagate” dhe shkaktuan zemërim politik.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse bastisja e së martës po drejtohej nga policia belge apo gjermane.

Maximilian Krah është një anëtar i Alternative für Deutschland (AfD), i cili, që nga viti 2019, është ulur me grupin e ekstremit të djathtë Identify and Democracy (ID).

Pasi akuzat ndaj ndihmësit të tij u bënë publike, ai deklaroi se arrestimin e kishte mësuar “nga shtypi” dhe nuk kishte asnjë “informacion shtesë” për të ndarë.

Zyra e tij konfirmoi se Guo ishte pezulluar nga pozicioni i tij.

Leave a Reply