Rusia do nisë stërvitje bërthamore në kufi me Ukrainën

Vendimi pas deklaratave të presidentit francez

Vladimir Putin urdhëron nisjen e stërvitjeve me armë bërthamore përgjatë kufirit me Ukrainën. Vendimi përshkallëzon tensionet me fuqitë bërthamore perëndimore, duke shtuar rrezikun e një konflikti me NATO-n.

Për këtë vendim reagoi me alarm Bashkimi Europian, qëi bëri thirrje Rusisë të të ndalojë këto veprime që i quajti të papërgjegjshme. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i kërkoi në takimin trepalësh në Paris, presidentit kinez Xi Jinping, i cili ka marrëdhënie miqëosre me Putinin, të ndërhyjë për të ndalur kërcënimet ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në stërvitje do të përfshihen armët jo-strategjike bërthamore, ato me rreze veprimi të shkurtër, por jo raketat ndërkontinentale që përbëjnë rrezik për goditjen e fuqive të mëdha bërthamore.

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se stërvitjet lidhen me kërcënimin e shtuar ndaj sigurisë së Rusisë, pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron dhe ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, të cilët mbështetën idenë e dërgimit të trupave tokësore të vendeve perëndimore në Ukrainë për të frenuar përparimin e rusëve. Më herët, Putin ka deklaruar se armët bërthamore do i përdorë vetëm për mbrojtje.

Leave a Reply