Plasje për pak autoritet

Kodoshin të gjithë e “respektojnë” nga frika se është në mundësinë e tij për të marrur dikë më qafë! Sapo të përfundojë karriera e tij prej spiuni, të gjithë fillojnë e tallen me të! Kështu ishte edhe në kohen e komunizmit

Nga Sabit Vejseli

Në kohën e komunizmit spiunët ishin “më të serpektuarit” dhe vendin e kishin në oxhak! Nuk kishte oda ku mungonte spiuni! Të gjithë e dinin statusin e tij e megjithatë e “nderonin”! Spiuni e dinte se mikëpritja ndaj tij ishte tejet fallce, në çdo të dytën fjalë e merrte porosinë: ç’do këtu, nuk e ke vendin këtu, nuk po të do asnjëri”, por, ja që kishte nga ata që pranonin ta hanë edhe m… vetem ta kryenin me nder detyrën ndaj kryeudbashëve!

Kodoshët shkrimtarë dërgoheshin nëpër evente kulturore në diasporë. Të gjithë e dinin se kush është ky spiun-shkrimtar por, ja që nuk guxonte askush që ta dëbojë apo t’ia fusë noj flakaresh, sepse ai duhej të vinte ndonjëherë në vendlindje, te familja!

Pra, prezenca e spiunëve nëpër evente gjithnjë ka qenë e keqja e domosdoshme. Nga ana tjeter, derisa ka qenë prezent spiuni në ndonjë aheng familjar apo në ndonjë event, të gjithë janë ruajtur, nuk ka plasur festa, gjithcka ka shkuar formalisht, kurse, me ikjen e spiunit, ka shpërthyr dëfrimi.

Por a ka guxuar të futet spiuni në mesin e burrave të kombit?! Kurrë, jo! Sepse ia kanë qëndisur gjoksin sakaq.

Vetëm Shaqir Fetai, spiuni i studentëve të 1982-83-84, shkon dhe si për gjynah zë një copë vend  në vatrën e arsimit të lartë që u ngrit mbi gjakun e derdhur të studentëve të spiunuar prej sojit të Shaqir Fetait.

Shkon manjaku dhe merr pjesë në përvjetorin e Universitetit të Tetovës me të vetmin qëllim që ta njollosë pak me prezencen e spiunit. Një njeri normal për më të madhin kjamet nuk do të pranonte që të futet në mesin e intelektualeve të kombit ndërkohë që e di fare mirë se të gjithë e dinë se ka qenë, është dhe se do te vdesë spiun. I shkreti mendon se prezenca e tij i ka mahnitur, i ka mrekulluar dhe i ka kënaqur të gjithë profesorët. As që ia kanë mrrotë avdallit.

I njëjti manjak, ka kërkuar që në këtë vazhdë t’i organizohet një ligjeratë në mesin e studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame në Kondovë! Shaqir Fetai dhe ligjerata?! A e di Shaqir Fetai se sot, edhe studenti më i dobët është akademik për Shaqir avdallin! Po ku ia llogarisin në rabush ligjëratën Shaqir Fetait që para studentëve del të jetë bilmezi unikat në botë! Bota e revolucionit, bota e ndryshimeve dhe e reformave vjen pikërisht nga studentët, sepse ata janë të dijshëm, të kthjellët, të urtë dhe, kur të detyrohen që të dëgjojnë kopalla prej tipit të Shaqir Fetait, sakaq do të dalë ndonjë Norë e Kelmendit që do t’ia plasë në sy: kush je ti, kush të solli, si erdhe, siç ia kumlluan Shaqir Fetait në fund të ligjeratës së shpifur!

Ishte edhe me rastin e doktorimit të një magjistri, i cili, e bindi që t’i prezantonte si publik, sapo i tha se në fund do të shtrohet edhe një drekë. Po ku e refuzon qilipuri Shaqir Fetain. Dhe, paramendoni se ç’doktora po na dalin! Edhe doktor edhe në tryezë me spiunin me tapi! Prandaj nuk po u ecë atyre që fërkohen me Shaqir Fetain, sepse sakaq djallëzohen. Të djallëzuarit i ndjek mallkimi, u shterret hajri që në momentin kur këmbejnë “selame” me Shaqir Fetain e ngratë.

Leave a Reply