Policia financiare ka hapur hetim për rastin “Parukeria”

Rasti “Parukeria” nën vëzhgimin e Policisë Financiare. Ata konfirmojnë për Alsat se është hapur hetim paraprak për Agjencinë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane në koordinim me Prokurorinë për  ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Detajet nuk bëhen të ditura për shkak të fshehtësisë së hetimit.

https://youtu.be/Nur8Y8JD0hc

Drejtoria e Policisë Financiare:

“Nga ana jonë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete në përputhje me Ligjin për Procedurë Penale.”

Edhe Komisioni Evropian po kontrollon nëse ka keqpërdorim të parave evropiane në Agjencinë e drejtuar nga Lidija Dimova. Brukseli thotë se çdo shpenzim i parregullt duhet të kthehet në arkën evropiane. Rasti do të hetohet edhe nga OLAV, organ evropian për luftë kundër mashtrimit. Nga ana tjetër, Dimova u paraqit në konferencë shtypi. Pohon se gjithçka ka qenë sipas procedurave dhe se të gjithë mund të përdorin para nga programi “Erasmus Plus”, përveç partive. Dimova nuk ka ndërmend të japë dorëheqje.

Jam shumë e lumtur nëse vërtet kanë hapur hetim për rastin. Ky rast… nuk është problemi z. Zllatkovski apo unë si drejtor, ne jemi kategori që ndryshon. Ajo që është me të vërtetë problematike është se është njollosur programi ‘Erasmus Plus’, i cili aktualisht është programi më i popullarizuar në Bashkimin Evropian”-tha Lidija Dimova- drejtore e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane.

Kompania “V.E.Z. Trade “në pronësi të Zoran Zllatkovskit, është edhe parukeri, edhe mban trajnime për edukim mediatik. Ajo mori një grant prej 270,000 eurove për mbajtjen e trajnimeve për edukim mediatik, edhe pse aktiviteti i saj është parukeri dhe sallon ondulimi.

Kompania gjithashtu ka një klauzolë të përgjithshme për aktivitetin. Kjo do të thotë që mund të merret me gjithçka, që lidhet me biznesin e rregullt në vend. – Mirë. Kam një pyetje shtesë në lidhje me këtë. A do të thotë kjo që ju ndryshoni aktivitetin në raport me atë se çfarë projekte jepen? – Varet nga të ardhurat e fondeve… “-pohoi Zoran Zlatkovski, pronar i VEZ Trade.

Sipas Dimovës, kjo nuk është hera e parë që grant ndahet për një parukeri. Ndërsa për projektin e trajnimit të gomarit kroat për çka një shkollë ka fituar 80 mijë euro, Dimova pohonte se projekte të këtilla janë ndarë edhe në shtete tjera./Alsat/

Leave a Reply