Prishtinë, gjuhen me armë zjarri disa persona që ishin duke lëvizur me veturë

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Ukshin Hoti”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje”, tha ai.

Krasniqi bëri të ditur se  Policia ka dal në vend-ngjarje dhe është duke trajtuar rastin. /Telegrafi/

Leave a Reply