Policia në Finlandë ka njoftuar se djegia publike e Kuranit nuk do të lejohet në këtë vend, raportojnë mediat e atjeshme lokale.
Një vendim i tillë është krejt ndryshe nga ai i autoriteteve suedeze, që djegien e Kuranit e kanë cilësuar si liri e shprehjes.
Policia finlandeze ka bërë të ditur se djegia e Kuranit do të cenonte paqen fetare, që është një vepër e dënueshme në Finlandë.
“Djegia publike ose përdhosja e një libri që konsiderohet i shenjtë nga komuniteti fetar do të shkaktojë një ndërhyrje”, shtoi policia finlandeze.
Të njëjtën kohë, ministria e Jashtme suedeze ka ritheksuar qëndrimin e saj rreth djegies së Kuranit në emër të lirisë së të shprehurit.
“Qeveria i kupton ata që janë ofenduar me djegien e librit të shenjtë. Jo çdo gjë që është e ligjshme është e përshtatshme”, u tha ndër tjera nga kjo ministri.
Kujtojmë që politikani danezo-suedez Rasmus Pauldan, lideri i ekstremit të djathtë Styram Kurs, të premten e kaluar dogji një kopje të Kuranit para një xhamie në Danimarkë.
Veprimi i njëjtë para ambasadës turke në Suedi, nxiti reagime të ashpra nga Ankaraja, për faktin se sipas tyre policia lejoi që para syve të tyre të ndodhë një gjë e tillë.