Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit.
“Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli.
“Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit.
Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të DAESH-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave./ trt