Policia e qytetit amerikan te Çikagos ne SHBA është vene serish ne qendër te debateve, pasi një efektiv vrau një grua nene e pese fëmijëve dhe nje student 19 vjeçar. Te dy viktimat ishin afro-amerikane. Policia tha se vrasja e gruas 55 vjeçare ishte aksidentale. Te afërmit e te riut treguan se i ati kishte njoftuar policinë qe djali i tij me probleme mendore ishte bere agresiv dhe kërcënonte t’a qëllonte me nje shkop bejsbolli. Nuk dihen rrethanat e vrasjeve, por gruaja qe mbeti viktime ishte fqinje qe banonte ne te njëjtën ndërtese me te riun. Departamenti i Policisë se Çikagos ne Ilinois ndodhet nen hetim nga Departamenti i Drejtësisë per nje seri vrasjesh dhe incidentesh. Me e fundit ishte vrasja e nje 17 vjecari afro-amerikan vitin e kaluar.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…