Kontrabandë, dhunime e vetëvrasje në burgjet e Kosovës

Kontrabanda në burgun e Dubravës është zvogëluar.Por, për ta ndalë tërësisht ende nuk po munden autoritet e këtij institucioni korrektues, njofton Klan Kosova.Megjithatë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, po thotë se kanë arritur të përmirësojnë sigurinë.Ai përmend një rast të para dy javëve kur një gardian në burgun e Dubravës ishte kapur duke kontrabanduar narkotik.Zogaj thotë se i kanë parandaluar edhe grupet e dhunshme brenda burgjeve. Mirëpo, gjatë këtij vitit në burgje janë regjistruar edhe dhunime.Sokol Zogaj, thotë se kanë pasur dy raste të tilla, por nuk kanë munguar as vetëvrasjet.Udhëheqësi i Shërbimit Korrektues, pohon se kanë në kontroll të plotë edhe Qendrën e Paraburgimit në Veri të Mitrovicës, pavarësisht se atje nuk ka as një shqiptar.Aktualisht në burgjet e Kosovës, qëndrojnë rreth 1650 persona. Ndërsa 130 nga ta janë të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë. / Pa Rrotlla

Leave a Reply