Pushteti vendor, sipas opozitës është nje tjeter rruge pasurimi per bashkiaket e majte dhe sidomos per drejtuesit ne qeveri. Selia blu ka denoncuar tenderat e Bashkisë se Sarandës dhe Gjirokastrës, per pjesëmarrjen në shoqërinë aksionere në formë konsorcium për zhvillimin e rajonit Vlorë ˗ Gjirokastër.Dhurata Çupi:Ky vendim ka për synim administrimin e pasurive publike në dy qarqe. Bashkitë do të jenë aksionerë me 30 % ndërsa 70 % të aksioneve do të jenë privat. Kjo ka për qëllim që këto pasuri të vidhen lehtësisht nga Koçot e të bashkëndahen me Ramën, Ahmetajn etj, pasi në këtë mënyrë nuk mund të auditohen nga institucione publike. Dhe që t’a ketë më të lehtë kontrollin, siç bën për çdo aset publik Edi Rama, ky konsorcium do t’a ketë zyrën në Tiranë.Sipas PD, Rama ka vendosur që gjithë bregun e liqenit të Pogradecit, 926 hektarë, t’ia marrë qeverisjes vendore dhe t’ia kalojë qeverisë qendrore me qëllim dhënien me koncesion për miqtë e tij. Ndërkohë, të tjera denoncime vijnë nga opozita edhe për Bashkinë e Tiranas. Këshilltarët e djathte akuzojnë Veliajn për rritje te taksave dhe mungese transparence.Mateo Spaho:50 milionë dollarë taksa shtesë për vitin e ri do të kenë surprizë qytetarët e Tiranës me këtë projekt buxhet. Por nga do merren këto para? Një pjesë e mirë do të merret nga fshatarët e thjeshtë dhe fermerët të cilët janë në një gjendje ekonomike të vështirë e tashmë do të jenë të dëshpëruar, pasi për çdo hektar tokë bujqësore do paguajnë 200.000 lekë taksë shtesë. Këto para do të vijnë nga biznesi i madh, i cili për një magazinë 2.000 m2 do të paguajë 3.200.000 lekë taksë prone shtesë.Sipas PD, këto masa do godasin xhepat e qytetarëve dhe do te pasurojnë klientët e kryebashkiakut Veliaj.
Bien sirenat në Izraelin qendror, Hezbollahu godet bazën detare pranë Haifës
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Izraelin qendror sot për shkak të një numri raketash të lëshuara nga Libani drejt territorit…