Poloni, protesta në të gjithë vendin në mbrojtje të lirisë së medias

Polakët u mblodhën në qendrat e qyteteve anembanë vendit kundër planeve të qeverisë për të kufizuar hyrjen e gazetarëve në parlament. Ligji, i miratuar së fundmi nga parlamenti polak, do të shtrëngojë rregullat mbi pronësinë e mediave të huaja. Protestuesit dolën në mbrojtje të një rrjeti televiziv në pronësi të një kompanie mediatike amerikane, i cili është vënë në shënjestër të qeverisë së krahut të djathtë.

Kreu i partisë kryesore opozitare Donald Tusk, u bëri thirrje polakëve të tregojnë solidaritet dhe të ndryshojnë udhëheqësit e tyre.

“Le t’i largojmë ata që janë në fuqi!“, ju drejtua ai turmës së mbledhur në Varshavë.

Kundërshtarët besojnë se qeveria populiste e krahut të djathtë të Polonisë është e vendosur të konsolidojë kontrollin e saj politik mbi gjykatat dhe të heshtë mediat kritike.

Udhëheqësit e qeverisë e kanë mbrojtur ligjin duke argumentuar se në funksion të sigurisë kombëtare është e rëndësishme që asnjë kompani jashtë Evropës të mos të kontrollojë ato kompani në vend, që ndihmojnë në formimin e opinionit publik.

Leave a Reply