Në vizitën e tij në Prishtinë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Lideri demokrat premtoi se vendimi i parë që do të marrë kur të vijë në pushtet do të jetë heqja e traut dhe taksës në Rrugën e Kombit.
Mes të tjerash, ai vlerësoi paketën e masave të qeverisë së Kosovës në situatën pandemike, ndërsa theksoi se do të japë mbështetjen e tij të plotë në bisedimet me Serbinë.
“Ndjek me shqetësim situatën e pandemisë, por jam i inkurajuar nga paketa e masave që qeveria e Kosovës ka marrë. Bashkëpunimi ynë ka për qëllim të prodhojë më shumë mirëqenie dhe vende pune për qytetarët tanë në Shqipëri dhe Kosovë. Një ndër vendimet e para si kryeministër i zgjedhur do të jetë heqja e taksës dhe e traut në rrugën e Kombit. Vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Për njohjen e Kosovës, Tirana ka vetem 1 detyrë, të mbështesë me të gjitha resurset qeverinë, parlamentin, institucionet dhe pooullin e Kosovës.”