Sipas të dhënave të para të Exit Poll, kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron është në vendin e parë me 23.8% të votave, i ndjekur nga kryetari i Frontit Nacional, Zhan Mari lë Pen, me 21.6% të votave, çka do të thotë se këta janë dy kandidatët që do të shkojnë në raundin e dytë të presidencialeve, ndërsa favoriti është Macron.
Francezët kanë shkuar masivisht në raundin e parë të zgjedhjeve të “nxehta” presidenciale. Deri në orën 18:00 me orën lokale, pjesëmarrje në zgjedhje ishte 69.42 për qind, por kutitë e votimit u mbyllën në orën 20:00, çka shifra mund të jetë më e lartë.
Norma e përgjithshme e abstenimit vlerësohet në 20 për qind, shumë më e ulët se parashikimet e sondazheve prej 30%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 7 maj.