Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Balluku në vend të Ahmetajt, Dhuka zëvendëson Mazin

Firmën e parë si President i Republikës, Bajram Begaj e hodhi sot duke dekretuar ndryshimet në qeveri.

Presidenca njoftoi se pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Presidenti ka pranuar propozimin duke dekretuar Majlinda Dhukën si ministër Shteti dhe Kryenegociatore si dhe emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leave a Reply