Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen bazë dhe të aneksit.
Begaj bën thirrje që arritja e marrëveshjes mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Begaj të bëhet e detyrueshme dhe e zbatueshme.
“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së. Palët ranë dakord për marrëveshjen, por nuk e firmosën. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Presidenti serb nuk e firmosi, teks ai bën thirrje BE-së që të gjejë mekanizma për ta bërë këtë marrëveshje të zbatueshme.