Presidenti gjerman për pandeminë: Nuk jemi në luftë, por…

“Nuk është luftë, por provë për humanitetin”. Kështu iu drejtua Presidenti gjerman popullit në një fjalim të rrallë në televizion.

Frank-Walter Steinmeier kundërshtoi pikëpamjet e liderëve të tjerë duke cilësuar se kjo pandemi “nuk është luftë.”

“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë me kombe të tjera dhe as shtarët me ushtarë të tjerë. Është provë për humanitetin”, tha Steinmeier.

Steinmeier i kërkoi gjermanëve që të tregojnë solidaritet me veten, por edhe me vendet e tjera europiane.

“Kjo krizë sjell më të mirën dhe më të keqen. Le t’u tregojmë të tjerëve më të mirën tonë”, u kërkoi ai qytetarëve të tij.

Gjermania ka më shumë se 117 mijë raste të konfirmuara me koronavirus, por më pak viktima se në Itali, Spanjë dhe Francë.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti gjerman theksoi se duhet gjetur një vaksinë që të ndihmohen vendet më të paqëndrueshme të botës.

Leave a Reply