Presidenti i Kinës, Xi Jinping tha gjatë një fjalimi se “ribashkimi” me Tajvanin “duhet të përmbushet”.
Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë në mënyrë paqësore, por paralajmëroi edhe se populli kinez ka “një traditë të lavdishme” që kundërshton separatizmin.
Në përgjigje të këtyre deklaratave, zyra presidenciale e Tajvanit tha se e ardhmja e ishullit është në dorë të popullit të vendit.
Ndërhyrja e Presidentit kinez pasoi fluturimin e flotës ajrore kineze mbi qiellin e Tajvanit.
Megjithatë, fjalimi, i cili erdhi në 110-vjetorin e revolucionit që përmbysi dinastinë e fundit perandorake të Kinës në 1911, ishte më pajtues sesa ndërhyrja e tij e fundit e madhe ndaj Tajvanit në Korrik, ku ai u zotua të “shkatërronte” çdo përpjekje për pavarësinë zyrtare të Tajvanit.