Franca fiton edicionin e dytë të Ligës së Kombeve

Mund Spanjën 2 – 1 me përmbysje

Franca fitoi edhe finalen e Ligës së Kombeve me përmbysje, ashtu sikurse ndaj Belgjikës.

Pjesa e parë e ndeshjes me Spanjën përfundoi 0-0.

Në të dytën loja u bë më e fortë nga ana e Francës por ishte Spanja ajo që kaloi në avantazh.

Por avantazhi i iberikëve zgjati vetëm dy minuta pasi Benzema barazoi për Francën.

10 minuta nga përfundimi i takimit Mbappe tregoi klasin me golin e fitores.

Leave a Reply