Presidentin e SHBA e zë gjumi në takim

Biden po flinte teksa ishte duke folur presidenti i Tanzanisë, në një konferencë në Angola

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave.

Këtë herë Joe Biden është kapur duke fjetur gjatë një takimi me liderët afrikanë në Angola.

Teksa zëvendës presidenti i Tanzanisë,  po mbante fjalimin e tij në këtë takim, Biden mbylli sytë për disa momente.

Disa e kanë interpretuar këtë moment si një shenjë e lodhjes që mund të lidhet me ngarkesën e tij dhe angazhimet ndërkombëtare. Ai ndodhej në një vizitë tre ditore në Angola, vizita e parë dypalëshe e Biden në Afrikë që nga marrja e detyrës në 2021.

Leave a Reply