Pro-rusi Peter Pellegrini, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki

59 vjeçari Korczok pranoi humbjen, uroi kundërshtarin për fitoren

Peter Pellegrini i mbështetur nga qeveria mundi ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korczok në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Sllovakisë.

Me rezultatet e numëruara në 98% të qendrave të votimit, Pellegrini siguron 53.85% kundrejt 46.14% të Korcok. 59-vjeçari Korcok ka pranuar humbjen dhe ka uruar Pellegrinin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Kandidati i opozitës ishte vendosur në anën e Ukrainës, ashtu si edhe presidentja në largim, e cila zgjodhi të mos kandidonte për një mandat të dytë. Pellegrini, 49 vjeç, vjen nga kampi i qeverisë pro-ruse i udhëhequr nga kryeministri Robert Fico.

Agresioni rus i Ukrainës ka hedhur një hije të rëndë mbi fushatën zgjedhore, veçanërisht pasi kryeministri populist Robert Fico, një aleat i vjetër i Pellegrinit sfidoi sovranitetin e Kievit dhe kërkoi kapitullim ndaj Moskës.

Pellegrini kishte qenë ministër në qeverinë  e Ficos. Ai madje e pasoi atë si kryeministër pasi qeveria e tij u  rrëzua në vitin 2018 pas vrasjes së një gazetari dhe të fejuarës së tij, të cilët u qëlluan jashtë shtëpisë së tyre. Vrasja e dyfishtë shkaktoi një valë protestash në të gjithë vendin, duke e detyruar Ficon të jepte dorëheqjen.

Megjithëse presidentët sllovakë kanë kompetenca të kufizuara ekzekutive, ata mund të vënë veton ndaj ligjeve ose t’i kundërshtojnë ato në gjykatën kushtetuese.

Leave a Reply