Ne fund te shkurtit partia me e madhe e opozitës do te ketë gati programin e saj me te cilin do t’u kërkoje votën qytetareve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nënkryetari i PD Edmond Spaho sqaron se aktualisht platforma per disa sektorë, duke filluar nga ekonomia, energjia, bujqësia, administrata publike etj janë ne fazën e konsultimit me eksperte pranë Partisë Demokratike, para se t’i nënshtrohen prezantimit para qytetareve ne muajin mars. Disa prej koncepteve ekonomike te opozitës jane te njohura si zbritje e TVSH në nivelin 15 përqind, futja e taksës së sheshtë më të ultën në Ballkan në nivelin 9 përqind. Por ndërsa po merren me hartimin e programit qeverisës, demokratet nuk kane lëne jashte vëmendjes ato qe ata i cilësojnë dështimet e qeverise Rama. Spaho kritikon politiken e qeverise per koncesionet e veçanërisht koncesionin e fundit ate per TVSH. Spaho ka paralajmëruar se për koncesionin ne lidhje me TVSH, por edhe koncesionet ne shëndetësi do te nje debat te ashpër ne parlament.