SHBA: Do ta eliminojnë ISIS

Nëse nje marrëveshje politike mes qeverise dhe rebeleve ne Siri do te rezultojë e pamundur, dy aleatet e NATO-s SHBA dhe Turqia janë te përgatitura per nje zgjidhje ushtarake kundër Shtetit Islamik. Zevendespresidenti amerikan Xho Bajden ndodhej ne Stamboll ku u takua me kryeministrit turk Davutoglu, me te cilin mbajti edhe nje konference për shtyp.

“Një zgjidhje politike do te ishte me mire, por nëse kjo nuk është e mundur, SHBA do te ndjeke alternative te tjera. Këtu përfshihet edhe eliminimi i shtetit islamik. Nuk jemi as optimiste dhe as pesimiste, por jemi te vendosur”.

Por deklarata e zëvendëspresidentit amerikan jane cilësuar si destruktive nga Moska. Sipas nje burimi diplomatik rus, është e çuditshme të dëgjosh këto fjalë në një kohë kur të gjitha vendet po përpiqen të gjejnë një zgjidhje politike. Raundi i radhës i bisedimeve te paqes per Sirinë do te mbahet te hënën ne Gjeneve, por grupet e armatosura rebele bëjnë përgjegjëse qeverinë siriane dhe Rusinë për dështimin e negociatave te deritanishme, qe do t’i jepnin fund luftës civile ne vend.

Leave a Reply