Prokuroria Speciale sot ka konfirmuar fillimin e hetimeve edhe për rastin e krimit të organizuar dhe korrupsionit “Magjar Telekom” ku protagonistë të implikuar nga dëshmia e dhënë në Gjykatën e Nju Jorkut janë ish-kryeministri Vllado Buçkovski, kryetari i BDI, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.
Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska në një konferencë shtypi vuri në dukje se ka filluar procedura për rastin Magjar Telekom, e kërkuar nga prokurorët për krim të organizuar. Ajo tha se bashkëpunimi me institucionet shkon me të vërtetë rëndë, me çka prolongohen procedura para hetimore.