Pronari i kompanisë së njohur Tesla, Elon Musk, godet sërish.”Marsi Bërthamor!” shkruan ai në një postim në Twitter, duke u përqëndruar në idenë e tij te bombardimi i “planetit të kuq” me armë bërthamore për ta bërë atë të banueshëm për njerëzit.
Qëllimi i bombardimit të Marsit me armë bërthamore është që të shkrihen majat e tij të akullta dhe të lëshojë ujin e bllokuar në polet e tij dhe më pas CO2 në atmosferë, në mënyrë që të krijojë efektin “serë” korrespondues të Tokës. Temperaturat e saj ekstreme janë më të tolerueshme.
Në vitin 2015, Z. Tesla rindërtoi idenë e tij për të përdorur bomba hidrogjeni përpara kamerave televizive të The Late Shoë Ëith Stephen Colbert, duke e përshkruar atë si ‘të keqen e komikeve’.
Shkencëtarët e kanë karakterizuar jo vetëm të parealizuar, por edhe të papërgjegjshme, teorinë e Musk, si në aspektin e teknologjisë që disponon njeriu për zbatimin e saj dhe rezultatin.
Përpjekja për ta shndërruar Marsin në një mjedis të ngjashëm me Tokën vetëm mund të shtyjë kufijtë e trillimeve shkencore, por nuk parasheh asnjë mundësi reale që ky planet të kolonizohet./Ora News/