Propozimi i Elon Musk: Njerëzit mbi 70 vjeç nuk duhet të kandidojnë për poste politike

Miliarderi Elon Musk vlerëson se personat mbi 70 vjeç janë shumë të vjetër për të kandiduar për poste të larta.

Musk shprehet se duhet të vijë një moment që të mbarojë koha për politikanin me pozitë.

“Le të vendosim një kufi moshe dhe pasi të arrihet ky limit nuk do të mund të kandidoni për poste politike, ndoshta një numër pak më pak se 70…”, tha ai në një postim në Twitter.

Musk nuk specifikoi nëse ai po i referohej presidentëve të SHBA-së, të cilët mund të kandidojnë nga mosha 35-vjeçare por jo më poshtë, derisa nuk ka limit nga mosha 35 vjeç e lart.

Ndonës nuk specifikoi nëse ky “sulm” i drejtohet Joe Biden, ose ish-presidentit Donald Trump, mesazhi i tij vjen mes pikëpyetjeve mbi përshtatshmërinë e presidentit aktual për detyrën.

Leave a Reply