Mediat serbe raportuan për një armë të re të përdorur ndaj studentëve protestues mbrëmjen e sotme në Beograd.
Bëhet fjalë për një “top zanor” i cili shkakton dhimbje koke dhe të vjella tek personat që goditen.
Siç shihet edhe në video protestuesit largohen sapo jepet sinjali.
Megjithatë në konferencën për mediat pas proteste, presidenti serb Aleksandar Vuçic ka mohur që kjo armë të jetë përdorur kundër protestuesve.