Protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Rama takon fermerët në Durrës

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” të Tiranës është duke u mbajtur protesta e radhës për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Katund të Ri të Durrësit ku ka zhvilluar një takim me fermerët e zonës.

Rama u shpreh se bujqësia sot nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vjetësh, derisa iu bëri thirrje fermerëve që të bashkohen për të rritur fitimet.

“Patjetër që biujqësia ka problemet e veta. Patjetër që për fermerët nuk është e thjeshtë. Kemi të hapur sfidën e mentalitetit, e cila na shumë zona na pengon të shkojmë përpara. E mentalitetit të qenit të ndarë, e secili për vete, në bujqësi është e pamundur të shkohet larg duke menduar secili për vete. Duhet një bashkim me vullnet të lirë, ku secili ka tokën e tij, por të gjithë së bashku koordinojnë forcat se çfarë do të mbjellin dhe shesin së bashku”, tha ai, shkruan A2 CNN.

Leave a Reply