Protesta masive në Itali: Jo vaksinë me detyrim

Fundjavat e protestave në Europë tashmë janë fokusuar në kudnërshtimin e pasaportës shëndetësore si dhe vaksinimit të detyruar. Mijëra persona pushtuan sheshin e popullit në Romë duke bërë thirrje për fundin e diktaturës së pandemsië dhe manipulimit.

Demonstruesit shprehën zemërimin e tyre edhe ndaj gazetarëve duke i akuzuar për censurë dhe lajme të rreme. Gjatë marshimit, protestuesit ndezën pishtarë dhe hodhën slogane jo vetëm kundër gazetarëve por edhe kryeministrit Mario Draghi.

Turmat u organizuan në të gjithë Italinë, ndërsa nuk munguan edhe momentet e tensioneve dhe përplasjeve me autoritetet.

Të njëjtat skena u përsëritën edhe në Paris, ku vijojnë prej javësh protestat kundër certifikatës shëndetësore.

Leave a Reply