Hillary Clinton ka ngritur pretendimet se Donald Trump po bisedonte me Vladimir Putin ndërsa Capitoli ishte në tension nga protestuesit që po hynin me dhunë brenda Kongresit amerikan.
Në një bisedë me Nancy Pelosin në podcastin “You and me both”, Clinton tha se do të dëshironte të siguronte bisedat telefonike të Trump për të parë nëse ka pasur kontakt me homologun rus më 6 Janar.
Clinton, e cila humbi në zgjedhjet e vitit 2016 ndaj Trump, tha se ishte e sigurtë që ish rivali i saj kishte “përbuzje për demokracinë”, por e vërteta mund të mos zbulohet kurrë. Ajo tha se shpreson që të vijë dita që të dalë në pah se çfarë fshihet pas Trump.
“Ne kemi mësuar shumë rreth sistemit të qeverisë tonë gjatë katër viteve të fundit me një president që përbuz demokracinë dhe sic ju keni thënë disa herë, ka agjenda të tjera. Se çfarë janë ato, nuk ma do mendja që ti dimë. Unë shpresoj që të kuptojmë se ndaj kujt është mirënjohës. Do të doja shumë që të shihnim bisedat e tij telefonike për të kuptuar nëse po fliste me Putin në ditën kur protestuesit pushtuan Capitolin. Por tani e dimë që jo vetëm ai, por edhe personat që i qëndrojnë afër kanë të njëjtën përbuzje për demokracinë”, tha Clinton.
Kujtojmë se në protestën e 6 Janarit, humbën jetën 5 persona pasi një turmë që mbështeste Donald Trump sulmoi Kongresin amerikan.