Protesta të dhunshme në Evropë/ Qytetarët përleshen me forcat e policisë

Zemërimi ndaj sjelljeve raciste tashmë është kthyer në një reagim ndërkombëtar. Qindra mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e shteteve amerikane duke kërkuar drejtësi dhe barazi. Atyre i janë bashkuar edhe qindra oficerë policie, të cilët janë gjunjëzuar në shenjë solidariteti.

Demonstratat kanë qënë kryesisht paqësore. Por fatkeqësisht panorama nuk është e njëjtë në Europë ku ka patur përplasje të dhunshme me policinë dhe dhjetëra persona janë arrestuar.

Në Berlin demonstratat filluan paqësisht me muzikë jazz dhe duartrokitje duke përfunduar në kaos. Përleshjet e dhunshme detyruan forcat e rendit të përdornin gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmat e revoltuara.

Tensionet u përshkallëzuan edhe në disa qytete të Francës.

Po ashtu edhe në Londër. Pas një marshimi paqësor pranë ambasadës amerikane, disa protestues të ‘Black Lives Matter’ shkaktuan trazira. Policia u përlesh me turmën në përpjekje për të rivendosur rendin. Kjo ishte demonstrata e katërt në Londër brenda një jave.

Skena të dhunshme u panë edhe në Bruksel. Mijëra protestues u mblodhën jashtë Pallatit të Drejtësisë nën moton ‘Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi’. Autoritetet shpërndanë turmat duke përdorur  makina uji ?, ndërsa dhjetëra njerëz u arrestuan.

Leave a Reply