Protestuesit në shesh, policia ruan kryeministrinë

ra 11: 00 Qindra mbështetës  të opozitës tashmë kanë nisur të grumbullohen në shesh.  Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë. Në njërën prej tyre shkruhet “Poshtë Edi Rama me 40 hajdutë”Mbledhja nis në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për tu ndalur para kryeministrisë.Protesta marshim parashikohet të zgjasë 5 orë. Të paktën ky është orari që PD ka kërkuar leje në polici dhe mbi 1500 forca policie do ruajnë mbarëvajtjen e protestës. Ora 10:54 Nga selia e PD-së pritet të dalë kryetari I PD-së Lulzim Basha. Ndërkohë grupe protestuesish kanë nisur të grumbullohen edhe parakryeministrisë.“Deputetët bashkë me kryetarët e rretheve janë me protestuesit për ti udhëhequr drejt sheshit “Skënderbej”. Basha do të ndjekë rrugën nga selia blu në bulevardin Zhan Dark dhe më pas do I bashkohet protestuesve në shesh” informon gazetari Everest Dedaj.

Leave a Reply