“Provokon” Presidentja e Kroacisë: Shumë ujë do rrjedhë në Danub para se të jemi miq me Serbinë

“Provokon” Presidentja e Kroacisë: Shumë ujë do rrjedhë në Danub para se të jemi miq me Serbinë

Vukovari shënon 26-vjetorin që kur kishte rënë në duart e agresorit serb pas betejës së përgjakshme të Luftës Atdhetare dhe rrethimit tre mujor.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovië, duke folur për ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kroacisë dhe Serbisë, tha se “Shumë ujë do të rrjedhë në Danub përpara se Kroacia dhe Serbia të mund të thonë se janë shtete miqësore”.

 

Këto deklarata të Grabar-Kitarovië kanë irrituar Beogradin, duke i cilësur si provokim nga Kroacia.

Beteja e Vukovarit është një nga betejat më të përgjakshme në historinë e Kroacisë. Për 87 ditë Vukovari, në Kroacinë lindore u rrethua nga Ushtria Popullore Jugosllave, mbështetur nga forca të ndryshme paramilitare nga Serbia. Para Luftës qyteti ishte një komuniteti i begatë, e kroatëve, serbëve dhe grupeve të tjera etnike. Në vitin 1990, politikat nacionaliste, të ndjekura nga Presidenti Sllobodan Millosheviç çuan në shpërthimin e një kryengritje të armatosur nga serbët e Kroacisë, të mbështetur nga qeveria serbe dhe grupet paramilitare.

Kur Vukovair ra në 18 nëntor 1991, qindra ushtarë dhe civilë u masakruan nga forcat serbe, dhe së paku 31.000 civilë u dëbuan nga qyteti dhe rrethinat e saj. (a.m) Balkanweb

Leave a Reply