Servilizmi banal i Mulla Sulës

Tashmë njëmijë herë është thënë mos ia jepni mikrofonin Mulla Sules se, pas çdo fjale që e thot meriton shpullë gojës. Po kaq shpulla meritojnë edhe të gjithë ata që e angazhojnë këtë njeri tashmë të rjedhur e të lajthitur për gjynah

Krime edhe më të tmerrshme të pushtuesve serb ka pasur edhe në Bllacë të Shkupit, në zonën e Kumanovës, pastaj në monopolin e Tetovës. Pastaj një Zot e di se ç’tragjedira përjetuan shqiptarët e viseve të Maqedonisë gjatë procesit të shpërnguljes me dhunë raciste për në Turqi.
Dhe, në kohën kur po ndodhin disa aktivitete antishqiptare, të cilat po e përtypin shprehjen tradhëtar duke e pështyrë mbi fytyrën e Ali Ahmetit, në kohën kur Ali Ahmeti po humb terren politik dhe gjithnjë e më shumë po braktiset nga shqiptaret e Maqedonisë, seç i shkon mendja që të paraqitet si pinjoll i martirëve shqiptarë të Kërçovës. Rivarrosë eshtra edhe atë përmes ceremonive qe u bie erë shtetërore. A nuk e përçon kjo mesazhin narcisoid që flet se vetëm shqiptarët, të gjallët dhe të vdekurit, e Kërçovës janë të rëndësishëm. Madje e kishin bërë me muhabet që këtë fakt ta bekojë Mulla Sula, por jo sipas stilit siç e bekoi Nikolla Gruevskin, bashkëpunëtorin strategjik të Ali Ahmetit, i cili plotë dhjetë vjet, në emër të këtij bashkëpunimi strategjik, ua bëri gjëmën shqiptarëve të Maqedonisë, ngjashëm si dikur serbët shqiptarëve të Kërçovës.
Mulla Sula me mburrje tha se sot po i varrosim këta “mbeturina” dhe kërçovarët e gëlltitën shumë me lezet këtë ofendim aq të rëndë. Ofendimin e dyte Mulla Sula ua bëri të gjithë shqiptarëve. Para atyre “mbeturinave”, duke e keqpërdorur momentin dhe situatën, u mundua që ta promovojë Ali Ahmetin jo si lider vetem i BDI por i të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
Natyrisht këtë mastrubim mental ia ben Ali Ahmetit duke shpresuar ne kthim të shërbimit përmes deklarimit të Ali Ahmetit se Mulla Sula është lider fetar i myslimanëve të Maqedonisë. Këto qëndrime personale nuk jane hiç më shume se mastrubim mental i personave me çrregullime shpirterore.
Fatmirësisht atë deklaratë idiotike asnje nga folësit e tjerë nuk e përsëritën, ndonëse të gjithë ata janë shokë e bashkepunetore politikë të Ali Ahmetit.
Tashmë njëmijë herë është thënë mos ia jepni mikrofonin Mulla Sules se, pas çdo fjale që e thot meriton shpullë gojës. Po kaq shpulla meritojnë edhe të gjithë ata që e angazhojnë këtë njeri tashmë të rjedhur e të lajthitur për gjynah.

Leave a Reply