Rama i tmerruar nga largimi Tahirit…?!

Nga Syri.net 

Një lajm në dukje tronditës është përhapur sonte. Tahiri është larguar nga Shqipëria. Dikush thotë është arratisur?! Dikush thotë se e ka detyruar Rama të arratiset?! Media pranë Tahirit raporton se ai ka shkuar në Gjermani, duke shtuar se do të kthehet të shtunën.

Duket më shumë si largim i një “të penduari”?! Që kërkon të rrëfejë gjithçka di për bashkëpunëtorët, vartësit, kolegët por edhe për eprorin. Ai mezi pret që ndëshkimi të drejtohet tek ata që e kanë braktisur, pra të gjithë, vartësit, kolegët, bashkëpunëtorët. Por mbi të gjitha pret me padurim ndëshkimi mbi “bosin” me të cilin ka bërë gjithçka dhe që tani tallet me të publikisht.

Largimi i tij, qoftë edhe i përkohshëm, është një mesazh që tregon se cunami antikorrupsion po i afrohet “peshqëve shumë të mëdhenj’. Nga shërbimet partnere vlerësohet se “i penduari” zotëron mesa duket me “zë e me figurë të gjitha “provat e faktet” e regjistruara me profesionalizëm për të gjithë ata që e kanë braktisur por që dje kanë bashkëpunuar me të për gjithçka ai akuzohet sot. Dhe “i penduari” duket është më i sigurt jashtë Shqipërisë, qoftë edhe për disa ditë.

Në fakt para se të gjithë “vartësit, kolegët, bashkëpunëtorët, eprori” ta braktisnin ai i paralajmëroi për të “vërtetën”, por ata e cilësuan këtë paralajmërim thjesht si një shantazh. Madje e përjashtuan edhe nga partia duke e cilësuar si një “berr që do të varej nga këmbët e tij”. Por kurbani i parë mesa duket s’do të jetë ai, por do të ketë disa të tjerë para tij. “Peshku i madh” qelbet nga koka dhe këtë e dinë jo vetëm të gjithë shqiptarët por tani janë detyruar ta pranojnë dhe deklarojnë edhe perëndimorët. Duket si një histori konspiracioni e pa papërgatitur.

Tahiri është larguar. Janar-shkurti i 2018 duket se do të jetë një periudhë e vështirë për peshqit shumë të mëdhenj. Ndoshta “i penduari” do të ofrojë gjithçka zotëron për të mundësuar hartimin bazuar në “prova e fakte” të listës së “peshqve të mëdhenj”.

Leave a Reply