PS kryeson në 9 qarqe në rang kombëtar, opozita fituese në 3 qarqe

Janë numëruar 1613 kuti nga 5196 në total në të gjithë vendin (deri në orën 10:50) dhe fituese në shumicën e qarqeve të vendit rezulton Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 9 qarqe dhe PD në 3 mandate.

Konkretisht në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PS ka 3 mandate dhe PD 2 mandate.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 4 mandate, PD 5 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 19 mandate, PD 14 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në rang kombëtar, PS ka 77 mandate, PD 56 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 2 mandate.

Leave a Reply