Studimet e fundit tregojnë se rituali i ngrënies së kosit çdo ditë do të ndihmonte në reduktimin e riskut për diabetin e tipit 2 deri në 18%
Duke analizuar rreth 200.000 burra dhe gra mes moshave 25 dhe 27 vjeç, studimi i botuar nga revista mjekësore BMC zbuloi se ekziston një rënie e konsiderueshme e riskut për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 për njerëzit që marrin një dozë të shëndetshme të kosit çdo ditë.
Diabeti është një sëmundje kronike që shkaktohet nga nivelet shumë të larta të sheqerit. Diabeti i njohur si Diabeti i tipi 2 mbulon afro 90% të të gjitha rasteve të sëmundjeve kronike.
Ai shfaqet kur trupi i njeriut ka aftësi shumë të ulëta për të prodhuar nivele të mjaftueshme të insulinës ose tashmë është bërë rezistent ndaj tij. Pacientët me diabet të tipit 2 janë më të prirur për të zhvilluar sëmundje serioze të zemrës, përfshirë infarktin dhe problemet koronare.
Gjatë analizave, studiuesit zbuluan se të anketuarit që hanin një porcion kos të shëndetshëm çdo ditë, janë 18 % më pak të rrezikuar të shfaqin diabet të tipit 2.
Me kërkime të mëtejshme, studimi më pas përcaktoi se ngrënia e 28 gramëve të kosit çdo ditë do të ishte e mjaftueshme për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e prekjes së llojit më të zakonshëm të diabetit.
Para këtij hulumtimi, studime të tjera kanë zbuluar efektin pozitiv të mineraleve si kalciumi dhe magnezi si edhe acidet yndyrore që gjenden në produktet e bulmetit. Ato madje vunë në dukje se si këta përbërës të veçantë të produkteve të qumështit mund të ulnin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2.
Efekti antioksidant i baktereve probiotike tek kosi mund të jetë arsyeja kryesore pas uljes së këtij risku, megjithëse studiuesit nuk ishin në gjendje të tregonin specifikisht se si e bënin këtë, këshillon Living.
Dihet që kosi ka baktere probiotike që janë organizma mikroskopikë të nevojshëm për procesin e tretjes në zorrë./Living/