PSE “PËSOI FIASKO”!

Fiasko italisht do të thotë shishe. Një komik i njohur, Bakoneli, në shfaqjet komike që jepeshin në rrugë, u përpoq të kryente një numër me shishe në skenë, por dështoi dhe iu thye shishja. Që atëherë kjo shprehje përdorej për artistët kur dështonin në skenë. Më vonë dalëngadalë hyri në të folurin e përditshëm për të gjitha dështimet. Pra, “pësoi fiasko” do të thotë dështoi.(HEJZA)

Leave a Reply