Pse Shaqir Fetait i dhimbset populli serb

Këto ditë, bota e përkujtoi 27 vjetorin e masakrës serbe të kryer në Srebrenicë, mbi mëse 8 mij gra, burra e fëmijë myslimanë. Të gjithë e përkujtuan si një gjenocid të popullit serb më të rëndin që nga Lufta e Dytë Botërore.
Vetëm Shaqir Fetai flet për një “masakër të Srebrenicës” dhe jo për një masakër serbe në Srebrenicë! Masakrën sipas Shaqir Fetait e paskan bërë hordhitë serbosllave!
Kush është ky popull? Kush e njeh me këtë emër këtë popull! Pse Shaqir Fetai ka nevojë që ta amnistojë popullin serb nga një masakër e tmerrshme dhe tërë këtë shtazëri t’ia përshkruajë hordhive inekzistent! Masakra është kryer nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, nga komandantët serbë që kanë urdhëruar masakër në emër të populli serb! Në mesin e serbëve ka shumë pesonalitete që me turp e pranojnë këtë gjenocid të popullit serb, ndërsa Shaqir Fetai ua përshkruan “hordhive serbosllave”, një kalk ky që dikur prej shqiptarëve përdorej për t’i personifikuar të gjithë “jugosllavët” përfshirë këtu edhe myslimanët e Bosnjës Socialiste që ishin bërë palë me shovenistët serbë kundër shqiptarëve të Kosovës! Pra, në rastin konkret, në Srebrenicë gjenocid nuk bënë “serbollsavët” por vetë populli serb. Se, mbase Shaqir Fetai mendon se ka edhe “serboamerikanë”, “serbokinezë”, “serbogjermanë”, “serboantikë”, “serbosllavë” dhe, prej të gjithë këtyre “serbove” të këqinj paskan qenë vetëm “serbosllavët”! Askund, në asnjë fjali nuk i përmendë serbët si popull gjenocidal, të paktën në rastin e Srebrenicës! Masakra serbe janë kryer edhe me dhjetra në tërë Kosovën, të cilat Shaqir Fetai asnjëherë nuk i përkujton dhe nuk shprehu dhembje me popullin shqiptar!
Shaqir Fetait si shumë po i dhimbset populli serb!(Lajme7)

Leave a Reply