PTHP: Po dëgjohen dëshmitarët për zjarrin në restorantin e avokatit të shtetit

Prokuroria Publike ende po heton se si ka ndodhur zjarri në objektin gastronomik në pronësi të Avokatit të Shtetit, Agron Reçi, dje herët në mëngjes në qendër të Ohrit. Nga atje nuk tregojnë nëse zjarri ka qenë zjarrvënie ose jo siç spekulohet në Ohërt. Dëshmitarët okularë thonë se në momentin e rënies së zjarrit janë dëgjuar dy shpërthime të forta. Avokati i shtetit, Reçi sot nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike. Ai ende nuk e ka komentuar shkakun e zjarrit.

“Prokuroria Themelore Publike e Ohrit i jep të gjitha udhëzimet dhe urdhrat e nevojshme për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Ndër veprimet e ndërmarra janë lëshuar urdhra përkatës për ekspertizë dhe për sigurimin e incizimeve të video-regjistrimit, si dhe janë kryer edhe intervista me dëshmitarë. Pas urdhrave, veprohet”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. /Alsat.mk

Leave a Reply