Publikohen dhe zhduken menjëherë pamjet e vrasjes së Komandant Shqiponjës

Sheqerim Ahmedi, i njohur si “El-Cheka” pas publikimit të përgjimeve të shumta të funksionarëve të BDI-së, sot ka publikuar një video për të cilën thotë se është momenti i vrasjes së Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja nga Kumanova.

Megjithatë, disa minuta pas publikimit të videos në faqen e tij të Facebook-ut, profili i “El-Cheka” është mbyllur ndërsa bashk me të janë zhdukur edhe pamjet.

“El-Cheka-s” disa herë me radhë i janë mbyllur profilet dhe faqet që hapte në Facebook, me qëllim që ta ndalojnë nga publikimi i përgjimeve të funksionarëve të BDI-së që ai i posedon.

Leave a Reply