Para pak ditësh Serbia ka dërguar një raport në drejtim të autoriteteve të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me hetimet që po bëhen rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Në atë raport siç ka deklaruar ministrja e Drejtësisë e Serbisë Nela Kuburoviq, janë dëshmitë e personave të cilët dyshohet se janë të lidhur me vrasjen.
Ndërsa, sot në mediat serbe janë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Këto pamje janë kapur nga kamerat e vendosura tek zyra e Ivanoviqit, edhe përkundër faktit se ishte thënë se ato ishin ndalur 12 ditë para se të ndodhte vrasja.
Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinjë i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.
Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.
Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.
Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhet një vit prej kur u vra Oliver Ivanoviq.
Me 16 janar në Serbi do të organizohet ndërkohë një protestë masive, me rastin e një vjetorit të vrasjes së Ivanoviqit.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra mëngjesin e 16 janarit në afërsi të zyrës së partisë së tij.