Publikohet agjenda e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në Tiranë

Organizatorët e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit kanë publikuar sot agjendën e takimit të nivelit të lartë që pritët të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

Sipas agjendës në orën 11:00 të ditës së hënë do të bëhet pritja e liderëve që do të marrin pjesë në takim.

Në ceremoninë e pritjes do të kenë akses edhe mediat.

Më tej në orën 11:30 do të organizohet shkrepja e fotografisë familjare me të gjithë të pranishmit.

Në orën 12 do të mbahet sesion i “Integrating the Region into the Single Market and Improving Convergence with the EU” (Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në)

Ndërsa në orën 17:30, do të bëhet Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikimit profesional.

Në konferencën për shtyp të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për shkak të hapësirave do të ketë kufizime të numrit të përfaqësuesve të medias (gazetarë, operatorë dhe fotografë). Modalitetet e hyrjes së gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve do të jenë të kufizuara.

Në orën 18.00 do të mbahet ceremonia e hapjes së plotë të Piramidës.

Leave a Reply