Shqipëria, një hap larg Gjermanisë

Sylvinho: Nuk ka mbaruar asgjë. Llogaritë, në Nëntor

Shqipëria është një hap larg përsëritjes së historisë për të qenë sërish në finalet e Europianit pas atij të 2016. Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho mundi Çekinë 3-0 të enjten në Tiranë duke mbajtur vendin e parë në grup me 13 pikë.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët në minutë e 9 kaluan në avantazh falë një tjetër supergoli të Jasir Asanit. Gjërat u lehtësuan edhe më tej për Kombëtaren Shqiptare, kur në fund të pjesës së parë Çekia mbeti me 10 lojtarë kur Chyrtil doli me të kuqe pas tentativës për të shënuar me dorë.

Pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë për Shqipërinë, e cila shënoi edhe dy herë të tjera me Seferin. Kuqezinjtë shënuan edhe golin e katërt me Mujën, por Vari e anuloi si pozicion jashtë loje.

Për trajnerin Sylvinho llogaritë duhen bërë në nëntor.

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në nëntor”.

Protagonistët u shfaqën të lumtur për rezultatin, por me mendjen te dy ndeshjet e fundit me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në shtëpi.

“Me këtë grup fantastik padyshim që do t’i bëja 2 gola, falenderoj grupin dhe të gjithë kombin shqiptar”, tha Seferi.

“Besimi është i plotë, pasi të mundësh Poloninë edhe Çekinë, por sot është dita për të festuar me më pas kemi 2 ndeshje të tjera”, u shpreh Asani.

“Jemi në rrugën e duhur na mungon shumë pak për t’u kualifikuar, por besojmë se mund t’ia arrijmë”, shtoi Gjimshiti.

Për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka forca e kësaj skuadre është grupi.

“Kemi kualitet, kemi zemër, kemi skuadër dhe kur jemi të gjithë bashkë ia dalim”.

Humbja ia vështirëson situatën Çekisë.

“Situata në grup është e vështirë, por ne e kemi ende fatin në duart tona. Tani kemi Ishujt Faroe në shtëpi, pastaj shkojmë në Poloni. Mund të arrijmë nëse kemi sukses në ato ndeshje”, tha trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy.

Shqipëria ka 4 pikë më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe 5 nga Çekia e Moldavia. Të gjitha përballje e Kombëtares do t’i ndiqni në Tv Klan me komente, analiza dhe intervista para dhe pas sfidës.

Leave a Reply