Punësimi në Gjermani, Hoffman: S’kemi pse të marrim punonjës në Azi, kemi njerëz të zellshëm në Shqipëri

Ambasadori gjeman në Shqipëri, Hellmut Hoffman, deklaroi se Gjermania nuk ka përse të rekrutojë puntorë nga vendet e largërta por mund të bëj përzgjedhje në tregun shqipar me punonjës profesionistë dhe të zellshëm. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, theksoi se një diplomë shqiptare është e kërkuar në tregun europian. Deklaratat u bënë gjatë ceremonies së çertifikimit të mbi 250 rinjve shqiptarë që do të punojnë në tregun gjerman. Mbi 250 të rinj shqiptarë të trjanuar nga kompani të liçensuara në vendin tonë do punësohen në Gjermani sipas marrëveshjeve mes dy vendeve.

Ambasadori gjerman,  Hellmut Hoffman, tha se profesionistë të tillë i duhen Gjemanisë dhe nuk ka arsye përse punonjës të përzgjidhen në vendet e Azisë kur mund të gjenden në Shqipëri,  me 1 orë fluturimi larg Mynihut.

Hellmut Hoffman: Pse duhet të shkojmë të shikojmë në drejtim të Azisë, kur kemi mundësi të rekrutojmë këtu punonjës, që jemi jo më larg sesa një orë fluturim larg Mynihut. Këtu kemi të bëjmë me njerëz tepër të zellshëm dhe punëtorë. Gjermania është mjaft popullore për shqiptarët.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, evidentoi mundësinë që të jep arsimi profesional.

Blendi Klosi: Prodhojmë diploma të vlefshme, prodhojmë kualifikime të vlefshme dhe prandaj them që ata  ndihen mirë se sot u dëshmua se kemi një vlerë që duhet ta promovojmë vetë dhe vetë duhet të jemi shumë më aktivë në promovimin e vlerës së edukimit.

Deklaratat u bënë gjatë ceremonisë së çertifikimit të të rinjve shqiptarë që do të punojnë në tregun gjerman.

Leave a Reply