I shërbeu pushtetit që nga bangat shkollore, tani pushteti do të shpëlahet me Shaqir Fetain. I erdhi koha që ta ndihmojë në karrierë, më të dëgjueshmin, më efektivin, më atraktivin dhe më kreativin e pushtetit. Shaqir Fetai vërtet që nuk është normal
Shkruan Donika Fatahu
Në tërë botën demokratike, të zhvilluar e të civilizuar, agjentët e shërbimeve sekrete, bashkëpunëtorët, i pensionojnë shumë herët, në vendet e bllokut ish-socialist spiunët në pelqëri nisin të bëjnë karrrierë. (Pse mos ju duket Shaqir Fetai i ri me moshën e vet 62 vjeçare i cili në kushte normale nuk do të mund të punësohej as rojtar nate)!
Le ta analizojmë pak Shaqir Fetain, këtë të sëmurin për karrierë, i cili, ndihmën e pushtetit për të bërë karrierë fetare, (sepse ai kështu mendon se mund të shpëlahet nga mëkatet e shumta) mundohet ta kamuflojë me publikimin e urimeve dhe përshëndetjeve. Paramendoni sikur të bëhej praktikë që secili kryetar a drejtor t’i publikonte urimet me rastin e festave të fundvitit!
Kush nuk ia uron Kërshëndellat dhe Vitin e Ri Shaqir Fetait nuk është as Shqiptar por as Maqedonas!
Keni mëshirë Shaqir Fetain dhe urojeni, sepse, çka do të publikojë ai si formë e “aktiviteteve të përditsme”, nëse jo këto urime festive, në vazhdën e publikimit të urimeve se u “zgjodh” reis?
Vërtet si u zgjodh reis Shaqir Fetai? Me aftësi? Me gjenialitet? Me nevojë imediate të myslimanëve që e vlerësonin si më të dijshmin e kombit? Jo! Shaqir Fetai u zgjodh si pasojë e përcaktimit të pushtetit dhe të shërbimeve intelegjente që deshtën ta avancojn në karrierë si shenjë falënderimi që shërbeu aq gjatë në këto shërbime. Shqir Fetai këtë nuk mund ta mohojë!
A mund ta mohojë se Shaqir Fetai për plotë 18 vite si Myfti i shërbeu Sulejman Rexhepit! Nëse Sulejman Rexhepi është akuzuar me akuza nga më të rëndat, Shaqir Fetai kurrë nuk iu vu në mbrojtje, por, me mburrje thoshte se kam qenë krah i djathtë i këtij personazhi, i kësaj figure markante te kombit e të festë, të cilin, në fund, në vend se ta pensiononin, ia ngulën thikën në shpinë. Shaqir Feti nuk e kupton se ky do të jetë edhe fundi i tij!
Megjithatë, Shaqir Fetai po mundohet t’i marrë disa masa sporadike sa të vie te masat konkrete! Për shembull, një prej masave të cilën ia sugjerojnë shërbimet sekrete ruso-serbo-maqedonase është edhe publikimi i të gjitha urimeve, gjest ky më qesharaku që mund t’i ndodhë një “lideri”! Gjene vetëm edhe një të dytë si Shaqir Fetai në këtë aspekt! Është i detyruar sepse, kështu e kanë këshilluar: le të duket se të do masa, se të do popullata, se të do mbarë bota, madje edhe “Ali Hadri “ i Deçanit, edhe “dy motrat medicinale” të Muçibabës, edhe “rroktarët e bullicave: të Gjylekarit, edhe “rojtarët e laknave” të Radivojcit, dhe jo vetëm shërbimet sekrete!
Po pse ta dojë bota Shaqir Fetain?
Me çka e ka merituaka atë dashni të botës?
Shaqir Fetai nuk ka botë tjetër – e vetmja botë e tij është UDB-ja!
Shaqir Fetai nuk u bë “krtyetar” i BFI-së sepse e deshti dikush, apo se dha kontribut që gjithësesi do të rezultonte me “reisllëkun” e tij! Shaqir Fetai e uzurpoi këtë post, sepse kështu i thanë ata të pushtetit, i thanë që t’i shkelë të gjitha aktet normative të BFI-së sepse do ta ketë mbrojtjen e pushtetit, paprekshmërinë e tyre.
Shaqir Fetai nis e sot e falsifikoi postin e vet, e kontrabandoi, e kapi duke u bërë shkelësi më i madh i Kushtetutës dhe i akteve normative në historikun gjashtëshekullore të këtij Institucioni. Këtë fare mirë e di edhe vetë ai dhe, ky fakt do t’i bëhet kancer, ndaj dhe merret me “leksikonin e adoleshentëve”, duke krijuar “përkujtimore” me publikimi e të gjitha përshëndetjeve dhe urimeve nga më bajatet dhe nga më qorret!
Pushteti tashmë është duke e ndjerë gabimin e hapit jo të menduar mirë. Ndaj dhe, po e këshillojnë Shaqir Fetain që të nisë dhe të dëshmohet si konstitucionalist, si njeri i akteve normative, i Kushtetutës. Do të nisë së pari me shkarkimin e njerëzve që i llogarit si vegla të Sulejman Rexhepit e që çdo ditë janë me urdhër të prokurorisë nëpër polici financiare. Pse a hoxhallarët vetëm hajna qenkan? Me këtë epitet do t’i sajdisë Shaqir Fetai! Nuk qenkan edhe shkelës të akteve normative për ç’gjë do të duhej të merreshin edhe organet e drejtësisë? Apo, nuk paditen me këtë gjë, sepse që të gjithë trajtohen si të paditur që mund të shkelin edhe akte nromative, ndërsa qefi ua ka që të paditen si hajdutë ekspertë!
Njerëzit e Sulejman Rexhepit do të largohen si hajdutë dhe, ky do të jetë hapi i parë në “respektimin e Kushtetutës” dhe në fitimin e besueshmërisë së myslimanëe të vendit. Kjo besueshmëri do t’i duhet shumë fort, prandaj, hapi i dytë, edhe ky sugjerim i pushtetit, do të jetë largimi i atyreve që u zgjodhën me pa të drejtë “myftinjë”, duke shkelur çdo akt normativ të BFI-së por që ia kryen punën shërbimeve sekrete duke e votuar Shaqir Fetain si “kryetar”!
Fare në fund, sugjerim i strukturave intelegjente të pushtetit, të cilat kurrë nuk ia kanë dashur të mirën BFI-së dhe as që do t’ia duan ndonjëherë, është që ta trashë nepotizmin! Shaqir Fetai tashmë është i kompleksuar deri në veshë! I ka frikë të gjithë të punsuarit në BFI, prandaj, nëpër vende kyçe do të nisë të punësojë familjarë të vet, apo të miqve të tij me të cilët do të mund t’i shantazhojë më lehtë. Disa gostivaras janë në gjendje që t’ia fërkojnë Shaqir Fetait vetëm e vetëm mos t’ia nxjerrin djemt, gartë, motrat, vajzat nga puna! Me punësimin e shefit të kabinetit, me caktimin e “ushtruesit të detyrës mufti” Shqir Fetai u dëshmua si “dhëndër i devotshëm”! Nepotizmi do të jetë një armë shumë e fuqishme në dorën e Shaqir Fetait për t’i disiplinuar të gjithë ata që fare lehtë mund t’ia bëjnë po atë gjellë të cilën Shaqir Fetai ia bëri Sulejman Rexhepit.
Shaqir Fetai duhet të dijë vetëm një gjë profetike të popullit shqiptar: “Atë çka do ta mbjellësh atë do ta korrësh”! Në këtë “bereqet” Zoti Fuqiplotë nuk e pyet as pushtetin e Shaqir Fetait por as të Zajevit e të Ali Ahmetit. Gjithçka kthehet në këtë dynja. Gabimi trashanik do të “urohet dhe përshëndetet” me ndëshkim edhe më trashanik. Mos të thotë pastaj Shaqir Fetai: “Më falni se, vërrteeetë nuk e paskam ditur”! Myslimanët nuk ndërhyjnë në punët e Zotit por, vetëm bëjnë – AMIN!