Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se mobilizimi i pjesshëm në vend do të përfundojë brenda dy javësh.
Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ai tha se nuk ka plane për mobilizim ushtarak shtesë në Rusi.
Në shtator, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia do të mobilizojë 300,000 rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake, pasi Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm, shkruan Skynews.
Presidenti rus tha në konferencën për shtyp sot se ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm sepse është “e pamundur të mbahet fronti duke përdorur vetëm ushtarakë të kontraktuar”.